Please enter at least 3 characters.

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, shqyrtohet kërkesa e AAK-së për seancë të jashtëzakonshme lidhur me taksën

2020/02/Kryesia-e-kuvendit-6-shkurt-foto-Ridvan-Slivova-6.jpg

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, nesër do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në njoftimin e dërguar për media, thuhet se në rend dite është kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

Kjo kërkesë për seancë të jashtëzakonshme është bërë me inicimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka mbledhur nënshkrimet për të diskutuar në Kuvend kundër heqjes së taksës.

Dërgimin e këtyre nënshkrimeve në kryesinë e Kuvendit e ka bërë të ditur për Telegrafin, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mbahet nesër në orën 14:00. /Telegrafi/