Nëse e pastroni shtëpinë në këtë mënyrë, do të ketë aromë të mrekullueshme gjithmonë
11/01/2022
Një grua ka treguar sekretin se si shtëpia e saj mban erë të mrekullueshme për ditë të tëra - dhe është më e lehtë nga sa mendoni.
Sipas llogarisë “vicolsfamilyhouse” në TikTok, gjithçka që ju nevojitet është pak zbutës rrobash të cilën e shtoni në një tas plot me ujë dhe produkte të tjera pastrimi.
Ky truk i thjeshtë, shtoi ajo, do ta bëjë shtëpinë tuaj të mbaj erë si rroba të freskëta.
Ajo gjithashtu demonstroi përdorimin e përzierjes duke fshirë lloje të ndryshme sipërfaqesh, duke pretenduar se funksionon shkëlqyeshëm.
Për ata që shqetësohen do të lërë një mbetje ngjitëse, ajo shpjegoi se nuk do të ndodhte - për sa kohë që është bërë siç duhet dhe raporti ujë ndaj zbutësit të rrobave nuk është i pakët. /Telegrafi/


