Please enter at least 3 characters.

Nëntëdhjetedy të vdekur nga etja në shkretëtirë

2016/01/n-euml-nt-euml-dhjetedy-t-euml-vdekur-nga-etja-n-euml-shkret-euml-tir-euml_hd.jpg

“Kjo është shumë e vështirë dhe gjëja më e tmerrshme që kam parë ndonjëherë”, u ka thënë mediave një nga shpëtuesit.

“Këto gra dhe fëmijë, ishin të braktisur dhe të lënë për të vdekur. Ne i gjetëm ata të shpërndarë në një hapësirë të largët, në grupe të vogla. Disa ishin të shtrirë nën pemë, të tjerët ishin të ekspozuar në diell. Diku gjetëm nëna me fëmijë, e në pjesë tjera fëmijë të vetëm”, ka sqaruar ai.

Ai ka treguar se trupat e tyre ishin të dekompozuar, derisa besohet se ky grup i njerëzve kishte dalë në rrugë në muajin shtator, për tu larguar nga kushtet e vështira të jetesës në Niger. /Telegrafi/