Please enter at least 3 characters.

Nëntë klube licencohen për garat evropiane, tri klube nuk e kalojnë procesin e licencimit

2023/05/ffk-kosova.jpg

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, ka marrë vendimet në lidhje me procesin licencues për edicionin 2023/24 të garave të UEFA-së.

Në total në këtë proces kanë aplikuar 10 klube nga Superliga e meshkujve dhe 2 nga Superliga e femrave.

Nga 12 klube, sa e kanë nisur procesin e licencimit, nëntë prej tyre janë licencuar, kurse tri janë refuzuar.

Befasia më e madhe është mos-licencimi i klubit më të trofeshëm kosovar, Prishtinës, e cila është ende në garë për një vend që i dërgon në garat evropiane.

Në anën tjetër, përveç klubeve të Superligës së meshkujve, licencimin e kanë marrë edhe nga klube nga Superliga e femrave: KFF Mitrovica dhe KFF EP Hajvalia.

Klubet e licencuara janë:FC BallkaniFC DritaSC GjilaniKF DukagjiniFC LlapiFC MalishevaFC Trepça ‘89KFF MitrovicaKFF EP HajvaliaKlubet që nuk janë licencuar për të qenë pjesë e garave të UEFA-së, për edicionin 2023/24 janë:FC PrishtinaFC FerizajKF Drenica/Telegrafi/