Please enter at least 3 characters.

Nëna filmoi djalin e saj duke shfaqur talentin në muzikë, skena është shumë e lezetshme

Një fëmijë i vogël është bërë yll i vërtetë në TikTok pasi shfaqi talentin në muzikë.

Nëna Marlee Brandon, ka ndarë një video shumë të ëmbël në profilin e saj në TikTok, ku tregon momentin kur kap djalin e saj duke rrahur me lugë tenxheret.

Djali e godiste me kujdes tenxheren dhe, kur pa mamanë që e filmonte, u befasua dhe i buzëqeshi me gëzim.

"Ne i duam fëmijët që dinë të kënaqen vetë", shkroi nëna në përshkrimin e videos që magjepsi shumë shikues. /Telegrafi/