Please enter at least 3 characters.

NËN FOTOGRAFINË E DY LIDERËVE PARTIAKË QË BUZËQESHIN

2022/07/Adrian-Mitchell-e1658310055884.png

Poezi nga: Adrian MitchellPërktheu: Fadil Bajraj

Këta dy janë buzëqeshur asisoj
Sa fotografisti buzëqeshjet e tyre i ka regjistruar
PËR JU

Derisa janë përqeshur me këto buzëqeshje
Gjithë kohën kanë menduar
NË JU

U buzëqeshin pasanikëve
U buzëqeshin skamnorëve
I buzëqeshin asaj viktime në fshat
I buzëqeshin atij vrasësi në kabinën e vozitësit

Po, Mami e Babi
Po buzëqeshin, po qeshin me
JU

Ju lutem ua ktheni buzëqeshjen, përpiquni.