Nedim Bajrami shënon gol të bukur kundër Interit
27/09/2023
Nedim Bajrami ka shënuar gol të bukur kundër Interit në kuadër të javës së gjashtë të Serie A.
Interi kishte kaluar në epërsi në pjesën e parë me golin e Danzel Dumfires.
Por me të filluar pjesa e dytë Sassuolo arriti të barazojë rezultatin.
Në minutën e 54-të Nedim Bajrami shënoi për 1-1 me një goditje të fortë brenda zonës.
Ky ishte goli i tij i parë në Serie A këtë sezon. /Telegrafi/


