Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore
16/06/2026
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar për zhvillimet në fshatin Vërmicë, ku po realizohen punime në infrastrukturën ujore dhe rrugore.
Sipas tij, drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nderim Kadriaj, po i përcjell nga afër punimet që po zhvillohen në këtë zonë.
“Po bëhet rregullimi i përhershëm i shtratit të gurrës në vendndodhjen e saj natyrore. Krahas kësaj ndërhyrjeje, po bëhet edhe hapja dhe rregullimi i rrugës fushore për t’i shërbyer banorëve dhe fermerëve të zonës”, ka deklaruar Totaj.
Sipas Komunës së Prizrenit, këto ndërhyrje synojnë përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe lehtësimin e qasjes për banorët dhe bujqit e zonës. /Telegrafi/


