Në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 20 minuta
15/07/2025
LAMM njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.
Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të shtuar.
"Në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 20 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi", thonë nga LAMM.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/


