Në Spitalin e Pejës 35 pacientë me COVID-19, gjashtë prej tyre në gjendje më të rëndë
02/11/2020
Në Spitalin e Pejës po aktualisht po trajtohen 35 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 23 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe nga këta gjashtë pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 598 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 47 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
13 lindje kanë qenë gjatë vikendit, 9 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Janë lindur 13 foshnje, 10 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.
413 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,554 analiza. Gjatë vikendit janë kryer 18 Operacione.
190 shërbime radiologjike janë kryer gjatë vikendit dhe atë: 122 rentgen, 39 EHO dhe 29 CT. /Telegrafi/


