Please enter at least 3 characters.

Në shenjë hakmarrje, goditi disa herë veturën me ekskavator (Video)

2016/08/Në-shenjë-hakmarrje-goditi-disa-here-veturen-me-akskavator-foto.jpg
28:"© Newsflare / ChinaRecorder

Në Shaanxi të Kinës, një ekskavator e ka shtyrë një veturë derisa ka ndaluar te shtyllat elektrike dhe më pas e ka goditur disa herë.

Për pasojë, një udhëtar që ishte brenda, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë e kanë filmuar ngjarjen, kur makina gjigante që përdoret në ndërtimtari, e ka qëlluar pjesën anësore të automobilit të bardhë. Nga aty ka dalë shoferi, por jo edhe udhëtari që ishte me të.

Sipas dëshmitarëve të rastit, shoferi i ekskavatorit e ka kryer këtë veprim, sepse nuk ishte paguar për një punë që ia kishte kryer këtyre dy personave. /Telegrafi/