Please enter at least 3 characters.

Ne rast se ju ka ikur, prapaskena te asistimi i Shaqirit tregon se Van Dijk është lideri i Liverpoolit

2019/05/Shaqaasist.jpg
314:"NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND - MAY 04: Divock Origi of Liverpool celebrates with teammates after scoring his team's third goal during the Premier League match between Newcastle United and Liverpool FC at St. James Park on May 04, 2019 in Newcastle upon Tyne, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, ishte arkitekt i golit të fitores së Liverpoolit në dramën kundër Newcastle United.

Derisa rezultati ishte 2-2, Jurgen Klopp e inkuadroi në lojë Shaqirin dhe meqenëse menjëherë pas u lëndua edhe Mohamed Salah, ai duhej të bënte diçka që të ndryshonte rrjedhën e takimit.

Dhe në momentin e gjuajtjes së lirë, drejt topit shkoi Trent Alexander-Arnolld, mirëpo Virgil van Dijk tregoi se është lider i Liverpoolit.

Ai bëri me shenjë që gjuajtjen duhej ta ekzekutonte Shaqiri dhe pati të drejtë. Nga harkimi i mesfushorit nga Kosova përfitoi Divock Origi, i cili kërceu më lartë për të shënuar.

Kjo fitore e mban Liverpoolin në garën për titullin e Ligës Premier dhe gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x77f1uv

https://www.dailymotion.com/video/x77f2wn