Please enter at least 3 characters.

Në rast se Chelsea shkarkon Sarrin, atëherë vjen Blanc

2019/02/Laurent-Blanc.jpg
299:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 11: Laurent Blanc, coach of Paris Saint-Germain talks during a press conference ahead of the UEFA Champions League Quarter Final Second Leg match against Manchester City at Etihad Stadium on April 11, 2016 in Manchester, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Laurent Blanc është një nga zëvendësuesit më serioz për t'u bërë trajner i Chelseat në rast se Maurizio Sarri.

Blutë po kalojnë në një periudhë të dobët, Manchester Unitedi i ka eliminuar nga FA Cup, kurse në Ligën Premier renditen në vendin e gjashtë.

Durimi i klubit është në prag të përfundimit dhe ka raportime se pozita e Sarrit është në rrezik.

(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Sipas Evening Standard tashmë Chelsea e ka menduar edhe zëvendësuesin e italianit, bëhet fjalë për Blanc. Francezi aktualisht nuk drejton asnjë skuadër, por në të kaluarën ka stërvitur Paris Saint Germainin dhe Bordeaux.

53-vjeçari ka stërvitur edhe Përfaqësuesen e Francës, por sukseset i kishte vetëm me klubet e lartpërmendura.

Vlen të theksohet se Blanc ishte lojtar i Man Utd për dy sezone (2001/02, 2002/03), me këtë rast kishte fituar Ligën Premier në sezonin e dytë.

Gjatë karrierës së tij ai luajti edhe për skuadra të mëdha si Interi, Marseille, Barcelona dhe Napoli. /Telegrafi/