Please enter at least 3 characters.

Në objektin bërthamor të Iranit “s’ka pasur shpërthim”

2016/01/f.0130094004247_m.jpg

Deklarata e mekanizmit të OKB-së vjen pas raporteve në Izrael dhe në disa media të tjera se, javën e kaluar, në Fordov ka ndodhur një shpërthim, i cili ka shkaktuar shumë dëme, transmeton Rel.

Të hënën, Irani ka hedhur poshtë raportet, duke i cilësuar si propagandë e Perëndimit. Shtetet e Bashkuara kanë thënë po ashtu se nuk besojnë në to.

Në fund të vitit 2011, në Fordov ka nisur prodhimi i uraniumit të pasuruar në 20 për qind. Irani thotë se shfrytëzon këtë lëndë për kërkime mjekësore.

Por, disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kanë urdhëruar republikën islamike të pezullojë gjithë pasurimin e uraniumit. /Telegrafi/