Please enter at least 3 characters.

Në Graçanicë konferencë për diversitetin

2016/01/n-euml-gra-ccedil-anic-euml-konferenc-euml-p-euml-r-diversitetin_hd.jpg

Konferenca i dedikohet rëndësisë së ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Kosovë dhe është pjesë e nismës së USAID-it “Forcimi i ndërveprimit në mes të komuniteteve përmes sportit dhe kulturës”.

Konferencës do t’i drejtohen drejtoresha e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje pranë misionit të USAID-it në Kosovë, Sara Buchanan, prof. Haluk Çetinkaya, akademik dhe arkeolog, Predrag Radonjiq, publicist dhe avokues për trashëgimi kulturore dhe Evangelos Tsempelis, psikolog dhe psikoanalist, ish-pjesëtar i komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

Konferenca do të mbahet në Qendrën Kulturore të Graçanicës, me fillim në orën 11:00. /kp/