Në fotografinë me bashkëshorten, Labi: Femra është qenia më e ndjeshme në planet, nëse të mallkon do të godasë jeta
Këngëtari dhe ish-deputeti nga Ferizaj, Labinot Tahiri, prej vitesh është i martuar me partneren e tij, Hana Jakupin dhe kanë bashkë tre fëmijë.
Ai së fundmi ka ndarë me bashkëshorten një fotografi në InstaStory, përmes të cilës e ka lavdëruar femrën në tërësi e po ashtu njëherësh këto fjalë ia ka dedikuar edhe asaj.
Artisti i mirënjohur thotë se femrat, nënat dhe bashkëshortet sakrifikojnë shumë për jetën në çdo aspekt, duke shtuar se femra është qenia më e ndjeshme në planet.
Postimi i plotë i Labit:
“Lexo me dashuri.Femrat, nënat dhe bashkëshortet sakrifikojnë shumë për jetën në çdo aspekt. Si në lidhje me prindërit fillimisht, për dashurinë, pastaj për shokun e jetës e më pas për fëmijët.Femra është qenia më e ndjeshme në planet, nëse të mallkon do të godasë jeta, e nëse të bekon do të sjellë fuqinë më të madhe brenda vetes kur ne meshkujt dëshirojmë ta kemi.Zot, bekoi femrat njëjtë si djemtë. /Telegrafi/


