Please enter at least 3 characters.

Në fillim e kritikoi, por tani Neville duhet të vesh fanellën e Shaqirit

2018/08/pjimage-1.jpg

Gary Neville është njeriu që një herë vrapoi rreth e përqark Old Traffordit për të festuar para tifozëve të Liverpoolit.

Anglezi kohëve të fundi ka pasur një debat me tifozët e Reds. Kjo pasi legjenda angleze publikisht ka kritikuar blerjen e tyre të re, Xherdan Shaqiri.

Por, tani Neville duhet të vesh fanellën e shqiptarit nga Kosova, që ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira në miqësoret e skuadrës së Jurgen Klopp.

Legjenda e Unitedit dhe Jamie Carragher janë analistë në Sky Sport dhe në një emision ata vendos në bast.

Ai që humbet në penallti duhet të vesh fanellën e skuadrës kundërshtare.

Caragher arriti të pret penalltinë e Neville dhe pastaj arriti të shënojë, kështu ky i fundit tani detyrohet të vesh fanellën e Liverpoolit.

Legjenda e Liverpoolit tha se ai duhet të vesh fanellën me numër 23 që tani i takon Shaqirit. /Telegrafi/