Please enter at least 3 characters.

Ndryshimi i ri në pamjen e Yllka Kuqit (Foto/Video)

2017/04/ylli-e1493461820952.png

Këngëtarja Yllka Kuqi vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret më të angazhuara në muzikë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për Telegrafin, këngëtarja gjakovare rrëfeu për momentet e veçanta të karrierës si dhe më të rejat e saj.

Është shquar gjithmonë për bukurinë dhe vitalitetin e saj, gjë për të cilën këngëtarja shprehet se bën shumë kujdes që ta mbajë sa më në formë trupin e saj.

Së fundmi, përmes rrjeteve sociale, Kuqi është shfaqur me një ndryshim të ri në pamjen e saj, i cili mesa duket është pritur mirë nga fansat.

Ajo është shfaqur shumë më ndryshe me modelin e ri të flokëve, duke u larguar pak nga stili i i saj i vjetër me fije të drejta.

Yllka ka marrë shumë komente pozitive nga ndjekësit e saj, të cilët e kanë komplimentuar për këtë ndryshim . /Telegrafi/