Ndryshime në Këshillin Komunal të Strugës, ikën Qazimovski
20/04/2017
Këshilltarët e LR-PDSH-së sot kanë ngritur mocion ndaj kryetarit të Këshillit omunal në Komunën e Strugës që udhëhiqej nga Abdulla Qazimovski, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Abdulla Qazimovski akuzohej për bllokim të ligjeve që janë në interes të komunës dhe për këtë u inicua mocion ndaj tij.
Për shkarkimin e kryetari të këshillit votuan ''Për'' këshilltarët e LSDM-së dhe LR-PDSH-së.
Këshilltarët e OBRM-PDUKM dhe BDI-së votuan të përmbajtur.
Kryetar i ri është zgjedhur Risto Qushko nga radhët e LSDM-së./Telegrafi/


