Please enter at least 3 characters.

Ndeshjet e Arsenalit dhe Man Cityt: Parashikimi i përballjeve të mbetura për të përcaktuar fituesin e Ligës Premier

2023/04/arsenal-city.jpg

Për të dytën javë radhazi, Arsenali lëshoi epërsinë me dy gola për të barazuar 2-2.

Në stadiumin e Londrës të dielën, Topçinjtë kaluan në avantazh 2-0 kundër West Hamit falë golave ​​të Gabriel Jesus dhe Martin Odegaard. Ata dukeshin të vendosur se do ta fitonin këtë takim, pas barazimi i tyre kundër Liverpoolit fundjavën e kaluar.

Megjithatë, penalltia e Said Benrahma para pjesës së parë i dha shpresë skuadrës së David Moyes përpara se Jarrod Bowen të barazonte 10 minuta në pjesën e dytë.

Liderët e ligës tani janë nën presion, shkaku që Manchester City ka një ndeshje më pak të zhvilluar edhe është vetëm katër pikë mbrapa tyre.

Por, gara për titull duket se do të vendoset më 26 prill kur të dy skuadrat takohen në Etihad.

Prandaj, GivemeSport ka parashikuar çdo ndeshje të Arsenalit dhe Man Cityt nga tani deri në fund të sezonit për të parë se kush ka me të vërtetë avantazhin:

E premte 21 PrillARSENAL 2-0 SouthamptonE mërkurë 26 prillMANCHESTER CITY 2-2 ARSENALE diel 30 prillFulham 0-2 MANCHESTER CITYE martë 2 majARSENAL 3-1 ChelseaE mërkurë 3 majMANCHESTER CITY 2-0 West HamE diel 7 majNewcastle 1-1 ARSENALMANCHESTER CITY 4-0 LeedsE diel 14 majARSENAL 2-1 BrightonEverton 1-3 MANCHESTER CITYE shtunë 20 majNottingham Forest 0-2 ARSENALMANCHESTER CITY 2-0 ChelseaE diel 28 majARSENAL 2-0 WolvesBrentford 1-2 MANCHESTER CITYNdeshja e mbeturBrighton 1-2 MANCHESTER CITY

Me këto rezultate, City do të ishte në 92 pikë me Arsenalin vetëm një pikë më pak – me Citizens që do të mbronin titullin për herë të tretë radhazi. /Telegrafi/