Please enter at least 3 characters.

Ndërron jetë personi që ishte duke u trajtuar në QKUK, trupi dërgohet për obduksion

Një person, i cili ishte duke u trajtuar në Qendra Klinike Universitare e Kosovës pas një rasti të raportuar në Lipjan, ka ndërruar jetë.

Sipas raportit shtesë 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për rastin e iniciuar si "Trup i pajetë" dhe “Hetim mbi vdekjen", i cili ishte raportuar më 4 gusht 2026, rreth orës 23:00, në Lipjan.

Policia njofton se viktima, e cila po merrte trajtim mjekësor në QKUK, ka vdekur më 5 gusht 2026. Vdekja është konfirmuar nga mjeku.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit.

Rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente për të sqaruar rrethanat e vdekjes. /Telegrafi/