Please enter at least 3 characters.

Ndërron jetë ish-drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj

2020/05/mfwpp_ksvb_0011.jpg
405:"Ahmet Brahimaj, the current director of Kosovo Ballet. He finished the Ballet Secondary School in Skopje (now in Macedonia FYROM). Along the other dancers, he returned to Pristina and formed the Kosovo Ballet in 1972. He is also the key figure in the establishment of the Kosovo Ballet High School and the stage return of the ballet in 2001 after being banned by the Serbian authority during the conflict.
14:"Muhammad Fadli

Sot (e martë) në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë ish-drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Facebook.

“Njoftim nga familja Brahimaj!Sot me datë 7.5.2020 ka ndërruar jetë Ahmet S. Brahimaj - Drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës. Varrimi i të ndjerit bëhet në ora 16:00 në lagjen Haxhiaj të fshatit Novosellë në komunën e Pejës.Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, ikonë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Brahimaj ishte një nga themeluesit e Baletit Kombëtar të Kosovës, ndërsa gjatë udhëheqjes së tij ai ka bashkëpunuar me koreografë të shquar nga e gjithë bota.

Ahmet Brahimaj

Ahmet Brahimaj lindi 06.12.1953 në Novosellë të Pejës. Në vitin 1972, së bashku me balerinët e tjerë ishte kthyer në Prishtinë për të formuar Ansamblin e Baletit.

Ai ka luajtur në më shumë se 38 premiera baleti, e në shumë premiera të tjera të Dramës.

Si solist i baletit, Ahmeti ka qenë edhe në disa mandate drejtuese, si: Anëtar i Këshillit Artistik dhe pleqësisë të Teatrit Popullor Krahinor të Kosovës, Anëtar i Këshillit Artistik të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” si dhe Anëtar i Këshillit Udhëheqës të A.K.K. V. “Shota”.

Ndër tjerash, në vitin 2010 u nderua nga Presidenti me çmimin “Artist i Merituar” për kontributin e dhënë në zhvillimin e Artit të Baletit në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Ahmet Brahimaj