Please enter at least 3 characters.

Ndërpritet ndeshja Gjermani - Danimarkë: Shi, breshër dhe shkarkime rrufesh në stadium

2024/06/gjermani-12122.jpg

Ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës është ndërprerë në minutën e 36-të, e vlefshme për fazën e 1/16 të Euro 2024.

Gjyqtari anglez, Mark Oliver fillimisht dërgoi skuadrat drejt bankinave, ndërsa kur u pa që moti nuk po ndryshon i dërgoi në zhveshtore.

"Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit (stuhive dhe reshjet e mëdha të shiut) në Dortmund, është vendosur që të pezullohet ndeshja e fazës së 1/16-tës të EURO 2024 ndërmjet Gjermanisë dhe Danimarkës. UEFA do të bëjë një njoftim për rifillimin e ndeshjes në kohën e duhur", thuhet në njoftimi e UEFA-s.

Shi dhe breshër i madh po bie mbi stadiumin e Dortmundit, por tifozët po vazhdojnë të qëndrojnë në shkallë dhe nuk po largohen.

Madje disa tifozë danezë dolën në rrjedhën e ujit, duke u kënaqur me situatën e krijuar.

Ndeshja pas 36 minutave lojë ishte e barabartë me rezultat 0-0, por me një dominim të lehtë të gjermanëve./Telegrafi/