Ndërkombëtarizohet Federata e Auto Sportit të Kosovës
04/12/2015
Asambleja e FIA-s, në mbledhjen e mbajtur në Paris e ka konfirmuar mbështetjen e saj për FASK-un dhe që nga sot garuesit nga Kosova janë të barabartë me homologët e tyre të vendeve tjera.
Kryetari i kësaj federate, Ismet Rexhepi, është shprehur i kënaqur me këtë të arritur, të cilën garuesit kosovarë e kishin pritur një kohë të gjatë.
“Pa dyshim se jemi të lumtur për këtë moment, pasi e kemi pritur mjaft gjatë’ ka thënë ai për klankosova.


