Please enter at least 3 characters.

Ndalohet një person nga Velesi, dyshohet për vjedhje

2024/02/policia-e-maqedonise-MK-780x439-1.png

Dje policia nga SPB Veles kanë ndaluar E.J. (39) nga Velesi. Ai dyshohet se paraprakisht ka kryer një vjedhje në shtëpinë e Q.V.(71) nga Velesi, gjatë së cilës i ka marrë disa sende.

Sendi i vjedhur është gjetur dhe do t'i kthehet pronarit.

E.J. është ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës./Telegrafi/