Ndalohet një person nga Shkupi, transportonte pesë emigrantë nga Vietnami
24/04/2026
MPB Maqedoni njofton se është ndaluar një person nga Shkupi, i cili është kapur duke transportuar emigrantë nga Vietnami.
"Dje (23.04.2026), rreth orës 02:30, pranë kufirit me Greqinë, në zonën e fsh. Bogorodicë, nëpunës policorë nga SP për VK dhe MK Bogorodicë e privuan nga liria U.Sh. (48) nga Shkupi, nën dyshimin se me një automjet udhëtarësh "Tojota Korolla" me targa kombëtare italiane, ka transportuar pesë persona emigrantë, të gjithë nga Vietnami".
"Me urdhër të prokurorit publik, U.Sh. është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës, ndërsa emigrantët janë vendosur në Qendrën e Pritjes dhe Tranzitit "Vinojug" - Gjevgjeli", thonë nga MPB.


