Please enter at least 3 characters.

Natalie Portman luan rolin e astronautes që humb kontaktin me realitetin në filmin e ri

2019/03/NataliePortman-3f-e1553093455956.jpg
184:"NEW YORK, NY - DECEMBER 13: Natalie Portman attends the "Vox Lux" New York Screening at the Whitby Hotel on December 13, 2018 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images)
12:"Getty Images

Është publikuar paraqitja e parë e shkurtër e dramës fantastiko-shkencore, "Lucy In The Sky", në të cilën rolin kryesor e luan Natalie Portman.

Realizimi i ri filmik i regjisorit Noah Hawley, sjell tregimin për astronauten Lucy Cole , e cila pa snjë misioni në gjithësi dhe pas kthimit në Tokë, fillon dalëngadalë të humbë lidhjen me realitetin.

Reese Witherspoon, e cila është producente e ekzekutive, ishte menduar fillimisht ta luante rolin kryesor, mirëpo më pas iu nda Portmanit.

Krahas saj në këtë film luajnë edhe Jon Hamm, Zazie Beetz, Dan Stevans, Nick Offerman, Tig Notaro, Ellen Burstyn dhe shumë të tjerë.

"Lucy In The Sky" merret kryesisht me gjendjen mendore të astronautëve pas misioneve afatgjate në gjithësi. Data e saktë e premierës nuk është caktuar akoma, por filmi pritet që të shfaqet gjatë këtij viti. /Telegrafi/