NASA publikon fotografinë e parë të Merkurit
“Herët në mëngjes, në orën 9:20, sipas kohës euro-perëndimore, Messenger ka incizuar fotografi historike të planetit Merkur. Kjo është fotografia e parë e planetit më të afërt të diellit e bërë nga një fluturake e gjithësisë në orbitën e saj”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga NASA.
Messenger ka bërë gjithsej 363 fotografi për gjashtë orë, ndërsa publikimi i përgjithshëm i tyre është caktuar për një konferencë për gazetarë, në të cilën shkencëtarët do të flasin në lidhje me zbulimet e reja.
Pjesa e sipërme e fotografisë tregon një krater të pazakontë të quajtur Debussy, ndërsa pjesa e poshtme, në afërsi të polit të Merkurit, nuk është fotografuar asnjëherë më parë nga gjithësia.
Messenger është fluturakja e parë e NASA-s në orbitën e Merkurit, në të cilën ka hyrë më 17 mars, ndërsa në mision është dërguar qe gjashtë vite. /Telegrafi/


