Please enter at least 3 characters.

Napoli synon transferimin e Brojës dhe Asllanit në verë

2022/04/page-56.jpg

Victor Osimhen pritet të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi kryesor i skuadrës italiane ka bërë një sezon të madh, derisa Napoli po mendon shitjen e tij pasi ka nevojë për të ardhura.

Napolitanët janë të gatshëm ta lejojnë largimin e nigerianit për një shumë prej 90 milionë euro.

Sipas asaj që ka njoftuar gazeta italiane ‘La Gazzetta dello Sport’, Napoli tanimë ka gjetur zëvendësuesin e Osimhen dhe ai është shqiptari Armando Broja.

Reprezentuesi i Shqipërisë ka shkëlqyer si i huazuar te Southampton nga Chelsea dhe tanimë shumë skuadra kanë shfaqur interesim për të.

Por gjithnjë sipas mediumit italian, Napoli e pëlqen Brojën dhe është gati të bëj një ofertë të mirë financiare për Chelsean që ta fitojnë garën për shqiptarin.

Përveç që kërkon sulmuesin e talentuar, në verë Napoli synon edhe transferimin e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani.

20-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Empolit derisa Napoli janë gati të ofrojnë rreth 15 milionë euro për transferimin e tij. /Telegrafi/