Please enter at least 3 characters.

Nainggolan nuk është i dëshiruar te Interi, por e duan dy skuadra nga Serie A

2019/06/GettyImages-1146383836.jpg
236:"MILAN, ITALY - MAY 26: Radja Nainggolan of FC Internazionale applaudes during the Serie A match between FC Internazionale and Empoli FC at Stadio Giuseppe Meazza on May 26, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Radja Nainggolan mund të largohet nga Interi pas vetëm një sezoni të kaluar me fanellën zikaltër.

Mesfushori belg nuk preferohet nga Conte që në mesfushë synon të luaj me dyshen Sensi-Barella.

Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta po mendon ta gjejë një skuadër ku mund ta shesë Nainggolanin.

Mediat italiane kanë raportuar se interesim për belgun ka shprehur ish-skuadra e tij Roma.

Radja Nainggolan. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Përveç Romës, Nainggolan është duke u kërkuar edhe nga Torino që do të luaj në Ligën e Evropës.

Interi është gati ta lë të lirë Nainggolanin të largohet nëse vije një ofertë rreth 20 milionë euro.

31-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 36 ndeshje zyrtare me Interin ku ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tre asistime. /Telegrafi/