Please enter at least 3 characters.

Nagelsmann refuzon të jetë pjesë e spekulimeve që e lidhin me Bayernin

2017/09/regular-16-9.jpg

Bayern Munich ka shkarkuar trajnerin italian Carlo Ancelotti.

Mediat gjermane raportuan se kanë qenë mosmarrëveshjet mes trajnerit dhe lojtarëve, që bënë të vije deri te largimi nga shefi i posti të shtabit teknik të bavarezëve.

Menjëherë filluan edhe spekulimet se kush mund të jetë pasues i Carlitos te kampioni gjerman, ku mesin e tyre u shfaq edhe emri i trajnerit të Hoffenheimit, Julian Nagelsmann.

Por, ky i fundit është distancuar prej këtyre spekulimeve duke thënë se nuk dëshiron të përfolet emri i tij.

“Nuk dua të më përfshini në këto spekulime”, pohoi për Sport1, Nagelsmann duke shtuar se “Departamenti i medias më ka mbajtur larg spekulimeve”.

Kujtojmë se trajneri 30-vjeçar ka kontratë me ekipin deri në vitin 2021 ndërsa ka arritur që për herë të parë klubin ta dërgojë në fazën e kualifikimeve të Ligës së Kampionëve, ku u eliminua prej Liverpoolit. /Telegrafi/