Nagelsmann reagon ashpër: Budallallëk të thuhet se nuk ishim të motivuar
Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka hedhur poshtë sugjerimet se skuadra e tij nuk kishte motivim në humbjen 2-1 ndaj Ekuadorit në Kupën e Botës 2026, duke këmbëngulur se është e padrejtë të vihet në dyshim përkushtimi i lojtarëve.
Pavarësisht se Gjermania kishte siguruar tashmë vendin e parë në Grupin E para ndeshjes, Nagelsmann theksoi se nuk bëhej fjalë për vetëkënaqësi nga ana e ekipit.
“Ju lutem ndaloni së bëri këtë budallallëk, sinqerisht. A nuk donin lojtarët të jepnin gjithçka? Sigurisht që donin,” tha ai pas ndeshjes.
Ai pranoi se ekipi humbi kontrollin pas golit të hershëm të Leroy Sane dhe nuk arriti të rikthejë ritmin e lojës.
“Pas golit filluam të bënim gabime pozicionale dhe u bë e vështirë. Nuk kishim strukturë të vërtetë me topin dhe asnjë mënyrë për të lehtësuar presionin,” shpjegoi trajneri gjerman.
Nagelsmann gjithashtu mbrojti rotacionet dhe vendimet taktike, duke theksuar se ndryshimet në formacion ishin të planifikuara.
Gjermania tani fokusin e ka te faza e 1/8-ve, ku katër herë kampionët e botës synojnë të rikthehen fuqishëm në garë./Telegrafi/


