Please enter at least 3 characters.

Nafta shtrenjtohet për 2 centë

 Nafta
nafta

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat hyjnë në fuqi sot në orën 10:00.

Sipas vendimit të ri, nafta (dizeli) është shtrenjtuar për 2 centë, duke arritur në 1.52 euro për litër, nga 1.50 euro/litër sa ishte më parë.

Çmimet maksimale janë: Nafta (dizeli): 1.52 €/litër (+2 centë), Benzina: 1.39 €/litër, Gazi: 0.61 €/litër.

Si rrjedhojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në Kosovë kishin arritur deri 1.91 euro – centë për litër.

MINTI ka bërë të ditur se ankesat e qytetarëve mund të adresohen përmes linjave zyrtare të ministrisë. /Telegrafi/