Please enter at least 3 characters.

Nafta dhe benzina, çmime të njëjta si një ditë më parë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datat 17 dhe 18 maj 2026, të cilat mbeten të njëjta me ato të një dite më parë.

Sipas njoftimit, çmimet e derivateve janë: Nafta (dizel): 1.61 euro/litër, Benzina: 1.52 euro/litër dhe Gasi: 0.76 euro/litër

Këto çmime vlejnë për të dielën dhe të hënën, ndërsa hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Autoritetet kanë bërë të ditur se qytetarët që hasin parregullsi në treg mund të paraqesin ankesat e tyre përmes kanaleve zyrtare, përfshirë adresën elektronike dhe numrin e telefonit të dedikuar për mbrojtjen e konsumatorit. /Telegrafi/