Please enter at least 3 characters.

Naby Keita shënoi supergol ndaj Crystal Palace, por befasoi me festën e ftoftë sikurse Eric Cantona

2021/09/Naby-Keita.jpg

Naby Keita u fut në frymën e Eric Cantona me festimin më të ftohtë të ditës, pasi Liverpool mposhti Crystal Palace me rezultat 3-0 për të shkuar në krye të tabelës së Ligës Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp hyri në lojë me tri fitore dhe një barazim kundër Chelsea deri më tani këtë sezon, dhe vazhdoi formën e tyre të shkëlqyer.

Liverpooli mposhti pa shumë vështirësi Crystal Palace me golat e Sadio Mane, Mohamed Salah dhe në minutën e fundit Naby Keita.

Megjithatë, goli i Keitas ishte më i bukuri dhe më i përfoluri i ditës, pasi mesfushori shënoi supergol nga distanca dhe festoi çuditshëm.

Keita shënoi me një gjuajtje brilante nga jashtë zonës dhe më pas festoi në stilin e legjendës së Manchester Unitedit, Cantona.

Sigurisht të bësh një Cantona kundër Palace mund të keqkuptohet si të bësh diçka tjetër, por për fat të mirë mesfushori vendosi të kopjojë festimin legjendar të francezit. /Telegrafi/