Please enter at least 3 characters.

Na dominoi edhe Rumania

2016/01/na-dominoi-edhe-rumania_hd.jpg

Vashat kosovare u mposhtën nga Rumania me rezultat 46:13, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionat Evropian, që do të mbahet në Spanjë, shkruan Zëri.

Rumunet, të cilat luajtën në shtëpi, e treguan fuqinë e tyre qysh në pjesën e parë, të cilën e mbyllën me 13 gola dallim, 21:8. Kurse, në atë të dytë e shtuan avantazhin ndaj ekipit të pafuqishëm të Kosovës, për të fituar në fund me 33 gola dallim. Madje, rumunet e kaluan avantazhin prej 30 golash, të cilin e regjistruan fillimisht tek rezultati 43:13.

Kosova e nisi këtë kampanjë të premten me humbje të thellë nga Serbi, 12:40, ndërsa nuk kaloi hiç më mirë as në duel me Sllovakinë të shtunën, 13:32. Ndërkaq, humbja e thellë nga Rumania e konfirmon faktin se sa larg jemi në këtë sport.