")
Please enter at least 3 characters.

Mustafa: Po shihet qartë se Presidenti nuk është vetëm në idenë për korrigjim të kufijve

2018/11/Isa-Mustafa-13-shtator-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439.jpg

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, po vlerëson se institucionet e vendit nuk po sillen me përgjegjësi ndaj gjendjes së krijuar në veri të vendit.

Sipas tij, sjellja, veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë dhe të Kuvendit, pa marrë parasysh se çfarë deklaron Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe disa ministra, po bëhen pjesë e projektit të ndarjes së veriut të Kosovës.

“Po shihet qartë se Presidenti nuk është vetëm në idenë e tij për korrigjim të kufijve”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Andaj sipas tij, është e papranueshme që për efekte populliste e të fushatës të rrezikohet integriteti territorial dhe ushtrimi i pushtetit në terë territorin e vendit.

“Institucionet e tilla të papërgjegjshme duhet të japin dorëheqje dhe të shpërndahen”, ka shkruar tutje Mustafa. /Telegrafi/