Please enter at least 3 characters.

Mustafa: Gjilani dhe 89-shi befasitë e kampionatit

2016/01/mustafa-gjilani-dhe-89-shi-befasit-euml-e-kampionatit_hd.jpg

Një derbi që mund ta ndryshojë edhe renditjen e klasifikimit në elitën e futbollit. Diferenca me pikë është tejet e ngushtë mes tri skuadrave të para: Feronikeli kryeson me 21 pikë, që përcillet nga Gjilani (20) e Trepça (89’).

Argjend Mustafa, prej futbollistëve më të mirë në fanellën e Trepçës ’89 ka thënë se skuadra e tij mund të konsiderohet befasi.

“Ka befasi në këtë edicion, sidomos starti i dobët i Hajvalisë që nuk është pritur. Sigurisht edhe Gjilani së bashku me Trepçën ‘89 kanë qenë si befasi”, tha futbollisti i Trepçës ’89, Argjend Mustafa për gazetën kombëtare “Bota sot”.