Please enter at least 3 characters.

Mustafa Bajrami: “Pranvera arabe”, mashtrimi më i madh në Lindjen e Mesme

2016/07/mustafa-bajrami2-e1477156387994.jpg

Studiuesi i shkencave islame, Mustafa Bajrami, përmes një postimi të tij në Facebook thotë se “Pranvera arabe” është mashtrimi më i madh në histori që e pësoi Lindja e Mesme.

Sipas tij, kjo është tragjedia më e madhe që u ndodhi myslimanëve të Lindjes, prej kohës kur mongolët e bënë rrafsh me tokë Bagdadin e Damaskun, ndërsa shton se të këqijat që nisën me këtë “Pranverë...” kanë për të vazhduar akoma.

"Mbi 1000 miliardë dollarë humbje materiale,Mbi 1 milionë viktima të pafajshme,Mbi 10 milionë refugjatë të shpërndarë nëpër botë,Mbi 10 milionë vendbanime të rrënuara përjetësisht,Mbi 100,000 shkolla, spitale, çerdhe, xhami, kisha e qendra tjera arsimore, edukative, kulturore dhe sportive të shkatërruara,Mbi 50 mijë akademikë, profesorë, mjekë, inxhinierë e dijetarë të profileve të ndryshme të vrarë apo të zhdukur,Ky është bilanci i të rrejshmes nga ‘Pranvera Arabe’ për të cilën radhazi patëm shkruar e patëm folur se ajo nuk është pranverë, është vrasje dhe vetëvrasje e shoqërive të rajonit; është tragjedia më e madhe që u ndodhi myslimanëve prej kohës kur mongolët e bënë rrafsh me tokë Bagdadin, kur e përmbysën nga themeli Damaskun dhe kur dogjën thuajse çdo gjë që ishte përkthyer e shkruar nga dora e urtakëve myslimanë, të krishterë e çifutë të rajonit të Lindjes së Mesme...Nuk i duhet njeriut mësim më i mirë sa për të parë se çka ndodh kur çdo segment i jetës, bile edhe feja, vihet në shërbim të politikës, e kjo e fundit kur të jetë mjet dhe armë në duart e politikanëve naivë, të shitur e shkatërrimtarë...!Të bëmat dhe pasojat e kësaj ‘Pranvere’, për fat të keq, edhe më tutje kanë për të vazhduar...!”, ka shkruar Bajrami. /Telegrafi/