Please enter at least 3 characters.

Musliu: Hykmete Bajrami nuk po arrin të ruaj e as menaxhoj si duhet paranë publike, paaftësia e saj po vazhdon të tolerohet

2020/09/Seanca-e-Mocionit-te-mosbesimit-Ganimete-Musliu-foto-Ridvan-Slivova-120.jpg
14:"Ridvan Slivova

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të ministres së Financave, Hykmete Bajrami e cila tha se ‘lufta kundër hajnave’ do të vazhdojë me të gjitha kapacitetet e mundshme vendore e ndërkombëtare dhe pavarësisht lidhjeve të atyre që kryejnë krime, ata do të ndiqen deri në fund.

Musliu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky nuk është dështimi i parë i ministres Bajrami, duke thënë se është duke e vazhduar dështimin dhe keq menaxhimin në thesarin e shtetit.

“Ministrja Bajrami nuk po arrin̈ as ti ruaj e as ti menaxhoi si duhet paranë̈ publike dhe ato pak taksa te mbledhura ne këtë̈ krizë ekonomike, duke i humbur mbi 2 milionë euro”, ka shkruar Musliu.

Postimi i plotë:NUK BEFASOHEM PËR ARSYTIMIN E MINISTRES BAJRAMI PËR ANGAZHIMIN E “GUARDIA DI FINANZA”Nuk është dështimi i pare i ministres Hykmete Bajrami, ajo dështoi edhe ne MTI, e po ashtu dështoi edhe në MASHT.E tash veç po vazhdon dështimin dhe keq menaxhimin në thesarin e shtetit!Në kohë pandemie e ku ekonomia ka marr tatëpjetën, kjo nuk po arrin̈ te realizojë asnjë̈ pako për t’i ndihmuar qytetaret e bizneset që janë̈ në gjendjen më të keqe pas vitit 1999.Ministrja Bajrami nuk po arrin̈ as ti ruaj e as ti menaxhoi si duhet paranë̈ publike dhe ato pak taksa te mbledhura ne këtë̈ krizë ekonomike, duke i humbur mbi 2 milionë euro.Në vend që paret e shteteve mike te orientohen në përkrahje të bizneseve që më së shumti kanë nevojë, por jo, kjo Ministre ato para i shfrytëzon për të mbuluar dështimet e veta. Paaftësia e saj po vazhdon të tolerohet edhe në kohën kur vendi gjendet para një kolapsi ekonomik! /Telegrafi/