Munishi: “I muj” ekipet edhe nga tribunat
15/04/2015
Trajneri i cili kishte kërcënuar me largim nga Superliga javë më parë pas disfatës nga Besa, tash u dënua me katër muaj mos prezencë në fushat e blerta.
Por, Munishi duket se nuk e ka ndërmend të tërhiqet, pasi që me anë të një postimi në Facebook ka konfirmuar se ai do t'i mund ekipet nga tribunat.
“I muj ekipet edhe prej tribunës, marre për disa njerëz që kam pasë shumë besim”, ka shkruar Munishi në rrjetin social Facebook.
Mbetet të shihet se çka do të thotë trajneri kontravers në prezencat e tij të tjera televizive, e ku sigurisht se nuk do të mungojnë deklaratat e tij sensacionale. /Telegrafi/


