Please enter at least 3 characters.

MPPS: E mërkura, Dita e Alfabetit është ditë jopune për shqiptarët

2016/01/e-ccedil-uditshme-n-euml-qytetin-e-alfabetit-s-rsquo-ka-m-euml-sim-n-euml-gjuh-euml-n-shqipe_hd.jpg

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se e mërkura Dita e Alfabetit Shqiptar është ditë jopune për qytetarët e komunitetit shqiptar

"Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në pajtim me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 21/98 dhe 18/07), 22 nëntor 2023 (e mërkurë) Dita e Alfabetit Shqiptar, është ditë jopune për qytetarët që i përkasin komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut", thuhet në njoftimin e MPPS.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët e komunitetit shqiptar Ditën e Alfabetit Shqiptar./Telegrafi/