Mou: Ndoshta nuk do të jem te Reali në sezonin e ri
30/04/2013
Kur është pyetur se a do të jetë te Reali në sezonin e ardhshëm, portugezi është përgjigjur: “Ndoshta jo. Dua të jem atje ku njerëzit më duan”.
“Kam një kontratë, respekt për klubin dhe presidentin. Dua të luaj në finale (të Kupës së Mbretit), ta përfundoj sezonin, ta zë vendin e dytë (në La Liga)”.
“E di se më duan në Angli. Më duan tifozët, media. E di së më duan disa klube – sidomos një”.
“Në Spanjë është ndryshe – disa njerëz më urrejnë. Është vështirë të marr një vendim sepse e dua klubin. Më pëlqen presidenti”, është shprehur Mourinho për Sky Sports. /Telegrafi/


