Please enter at least 3 characters.

Motrat bllokohen dy javë nga bora, mbijetojnë vetëm me biskota

2016/01/motrat-bllokohen-dy-jav-euml-nga-bora-mbijetojn-euml-vet-euml-m-me-biskota_hd.jpg

Gratë kanë mundur që të mbijetojnë në mes të pyllit dhe ngricës vetëm duke ngrënë ato pak biskota që u kishin mbetur në makinë.

Motrat Wright nuk kishin mundur që të lëshonin sinjalin SOS për tu treguar vendin se ku ndodheshin sepse në atë zonë ishte e pamundur që të përdorej celulari.

Motrat thonë se gjatë kësaj kohe arinjtë u janë afruar dy herë. Ato u lokalizuan nga grupet e shpëtimit që lëviznin me helikopter, të cilët vunë re një shkëlqim që vinte nga xhami i automjetit të tyre. /gazeta shqip/