Please enter at least 3 characters.

Moto GP: Marquez fiton në Argjentinë, por Rossi dhe Dovizioso dhurojnë spektakël

2019/04/ValentinoMarquezDolizioso.jpg
359:"RIO HONDO, ARGENTINA - MARCH 31: (L-R) Valentino Rossi of Italy and Yamaha Factory Racing, Marc Marquez of Spain and Repsol Honda Team and Andrea Dovizioso of Italy and Ducati Team celebrate on the podium at the end of the MotoGP race during the MotoGp of Argentina - Race on March 31, 2019 in Rio Hondo, Argentina. (Photo by Mirco Lazzari gp/Getty Images)
12:"Getty Images

Marc Marquez i përgjigjet fitores së Andrea Doviziosos në Katar, teksa triumfoi në garën për Çmimin e Madh të Argjentinës, në Botërorin e Moto GP. Piloti spanjoll i Hondas ishte dominues në pistën 'Termas de Rio Hondo', ku së fundmi ka pasur jo pak probleme.

Kampioni në fuqi i botës zhvilloi një garë më vete, pasi e dominoi atë nga fillimi deri në fundin e saj duke siguruar suksesin e tretë të tij në tokën argjentinase.

Ndërsa Marquez garonte i qetë në krye, pas tij spektakli nuk mungoi dhe protagonistë u bënë dy italianët Valentino Rossi dhe Andrea Dovizioso, transmeton Top Channel.

Piloti i Yamahas doli fitues nga dueli me bashkëkombësin e tij, të cilin e parakaloi në xhiron e fundit, duke u pozicionuar në vendin e dytë pas Marquez, me të cilin shtrëngoi edhe duart pas garës.

Dovizioso me Ducatin e tij u detyrua të kënaqej me vendin e tretë këtë radhë, një pozicion që gjithsesi ka shumë vlera për të në objektivin e tij për titullin botëror. Pas Doviziosos, në vendin e katërt u rendit Jack Miller, i ndjekur nga piloti i Suzukit, Rins, në të pestin, me këtë të fundit që e nisi garën nga vendi i 16.

Fitorja në garën e Argjentinës i jep mundësinë Marc Marquez të marrë kryesimin në renditjen e përgjithshme për pilotë, me 45 pikë, katër më shumë sesa Dovizioso në vendin e dytë, ndërkohë që i treti është Valentino Rossi.