Please enter at least 3 characters.

Moti sot – temperaturat minimale shënojnë rënie

2021/06/Moti-2.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për sot parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e kaluara, por që minimalet do të jenë më të ulëta.

IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri 21 gradë Celsius.

Gjatë gjithë këtyre ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/