Please enter at least 3 characters.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

2017/03/Moti-me-diell.jpg
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Maqedoni: Moti sot me diell dhe vranësira të vogla lokale

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erëra mesatare deri në të forta nga veriu, të cilat herë pas here do të arrijnë shpejtësi deri në 60 kilometra në orë.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin 13 deri në 22 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 26 deri në 34 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erëra mesatare deri në të forta nga veriu.
Temperatura minimale do të bjerë në 19, ndërsa maksimale do të arrijë në 32 gradë.

Moti nesër do të jetë gjithashtu i qëndrueshëm dhe me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erëra mesatare deri në të forta nga veriu. Do të fryjë erëra të forta herë pas here me vranësira prej 60 kilometrash në orë.

Të hënën dhe ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell, por pasdite do të ketë kushte për jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.