Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 20 gradë
Foto: Arkiv
28/02/2026
Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës dhe ato të pasdites.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 6 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 12 deri në 20 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s
Deti - Valëzimi forcës 1 ballë. /Telegrafi/


