Please enter at least 3 characters.

Moti në Shqipëri, mëngjesi me mjegull përgjatë zonave luginore

Foto: Ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të martën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ndërkaq mjegulla do të jenë prezentë në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 14 m/sek.

Deti - Valëzimi forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/