Please enter at least 3 characters.

Moti në Shqipëri

Shqipëria të mërkurën do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore në veri e lindje vranësira të pakta hera – herës deri mesatare por kalimtare.

Reshje të dobëta shiu në formë pikash në veri e verilindje. Në relievet e larta malore në zonën e Alpeve dhe verilindje në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave të izoluara, ndërsa pjesa tjetër e vendit pa reshje.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Valëzim në det të forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/